Duke qenë se ne nuk e nxjerrim dot të bukurën nga jeta, të paktën na lejoni të kërkojmë ta nxjerrim të bukurën nga të mos qenit të aftë për ta nxjerrë të bukurën nga jeta.
Nga Fernando Pessoa
Le t’i kthejmë dështimet tona në fitore, në diçka pozitive dhe të drejtë, me kollona, me madhështi, dhe me prani shpirtërore.
Nëse jeta nuk na ka dhënë asgjë më shumë sesa një qeli burgimi, na lejoni që ta stolisim, edhe nëse ajo nuk është, me hijen e ëndrrave, dizenjove dhe ngjyrave tona, duke skalitur harresën tonë nën jashtësine e qetë të mureve.
Si çdo ëndërrimtar, unë kam besuar se detyra ime ka qenë të krijoj. Duke qenë se unë nuk kam ditur kurrë se si të bëj një përpjekje apo të aktivizoj një qëllim, krijimi ka përkuar gjithmonë me ëndërrimin, dëshirën apo dëshirimin; dhe të beja gjeste duke ëndërruar për gjestet që dëshiroja të bëja.
Përktheu: Enkeleda Suti
ObserverKult
Lexo edhe:
BESNIK MUSTAFAJ: KUSH THA SE VDIQËN ËNDËRRIMTARËT E DASHURISË SË MARRË?