“O Enea, vrapoje të merrje ushqime për fëmijët e mi”, Agron Llakaj me dedikim prekës për Tomkën

Aktori i humorit dhe drejtuesi i Al Pazar, Agron Llakaj ka reaguar pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të aktorit të njohur shqiptar, Enea Zhegu, i cili mbahet mend nga të gjithë me rolin e ‘Tomkës’.

Llakaj kujton kohën kur të dy kanë qenë bashkë në shkollë dhe zemrën e tij të madhe që bënte gjithçka për shoqërinë dhe dhuronte shumë emocione.

“Enea i dashur ! Sa i trishtë ky mëngjes…,i hidhur dhe i zi, lajmi se ti ke ndërruar jetë më tronditi dhë më ka shkaktuar dhimbje të madhe.

Sa shumë të kanë njohur e të kanë dashur, për talentin dhe për njeriun që ishe. Publiku të identifikon me Tomkën dhe ashtu të thërret edhe sot,Ty simbolin e fëmijërisë në çdo endërr fëmije në breza.

Kurse unë, s’do harroj kurrë, shokun e kursit tim Enea, të kujdesur e të dhemshur, atë vrapin tënd neper dyqane e magazina të Tiranes për të më siguruar ndonjë ushqim të veçantë kur unë do ikja për në Memaliaj te fëmijët e mi, se une isha i vetmi ‘baba’ në kurs, kujdesin e të gjithë shokëve te kursit nuk do e harroj por mbështetjen tënde të veçantë kurrë!

Ti rebeli dhe çapkëni i asaj kohe, ishe njëkohësisht dhe Njeriu me zemër të madhe! Nuk e harroj dot edhe kur për orët e mësimit duheshin objekte (rekuizite)…, ti nuk përtojë të sillje gjithçka nga shtëpia, se ti ishe Enea artist në shpirt e zemër.

Ç’të shkruaj për ty mor Enea…, e vetmja që nuk të shkon ty, është vdekja…, si pjesa e fundit për t’u luajtur në ikjen tënde të pakthim . Lamtumirë or mik ! Zoti të past’ në prehrin e Tij ! Lamtumirë Enea !”, shkruan Agron Llakaj./revistaai


“DYSHOJE SA I MADH ISHE, TA MORËN VENDIN TË PAAFTËT ‘TOMKA IM’”, FREDERIK NDOCI NA EMOCIONON ME BISEDAT ME ENEA ZHEGUN

ObserverKult