“Oda dibrane” bashkon të gjitha trevat shqipfolëse

Pandemia e Covid-19 nuk e ndërpreu traditën e Festivalit Mbarëkombëtar të Odës Dibrane, i cili mbajti edicionin e tij të 26 në qytetin e Peshkopisë. Aktiviteti, promovues i vlerave folklorike, këngës dhe valles popullore, ndonëse në kushte aspak normale arriti të bashkojë artistë nga të gjitha trevat shqipfolëse.

“Oda dibrane është oda e gjithë shqiptarëve, pavarësisht kufijve. Kjo kohë e cungoi pak numrin e grupeve, por gjithsesi ishin nga gjithë trevat shqiptare. E rëndësishme është që festivali arriti të mbijetojë në këtë kohë”.

Për regjisorin Milto Kutali, realizimi në kushte kaq të vështira i Odës dibrane do të mbahet mend gjatë.

“Oda dibrane do të ketë diçka për t’ju kujtuar të gjithëve. Do të ngelet ky event me gjithë angazhimin dhe përkushtimin për të performuar në atë ambient të improvizuar”.

Specialistë të folklorit shprehen se ky festival ka vlera në mbajtjen gjallë dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

“Festival i jashtëzakonshëm, që bashkon shpirtrat shqiptar trojet, miqtë dhe artistët dhe gjithë ata që punojnë duke ruajtur traditën shqiptare”.

Në këtë edicion morën pjesë 7 grupe me mbi 150 artistë, të cilët u vlerësuan edhe me çmime për risitë në performancat e tyre./tvklan