Në det e hodha letrën e mallit me dëshpërim,
me valët kafshohet egër i vrari shpirti im.
Dashuria derdh lavën si i tërbuari vullkan,
digjet zemra, ringjallet e rreh nëpër oqean.
Për flokët dhe sytë e tu të zinj si një pikturë,
koha kafshon veten në çaste kujtimesh.
Puthjet e tua çarmatosin ushtrinë më të fortë
shpirtin ma bëre shkretëtirë dhimbjeje në botë.
Në netët mashtruese vetja thyhet si pasqyrë,
shpirti nudo mbi valët formësohet si një urë.
Këmbët me tatuazh gjaku ende m’i zbukuron,
në duar përpëlitesh e dhimbjen si rërë thërrmon.
Rrugë nuk gjej nga sytë-këmbët për të ikur
më mban peng në dhomën me dritën të fikur.
Është ftohtë çdo orë e nuk më ngroh as agimi,
për ty jam i mundur në këtë jetë nga trishtimi.
ObserverKult