Odise Plaku: Për çfarë kemi më shumë nevojë?

odise plaku nevojë


E di për çfarë kemi më shumë nevojë?
Ndoshta mendja e të gjithëve do të shkojë te xhepi.
Bosh!
Me ca të mbetura deri në fund të muajit me të keq,
bile me mërzitjen se rrogën e dhjetorit kushedi çfarë date e marrim në janar.
Festë ndërrimi vitesh me pikatore gëzimi.
Eh, u mësuam tashmë me të thënë “Lëre se nuk bën!”.
Në fakt nuk bën çmimi për ne se çmendet në fundvit.
E dini për çfarë kemi nevojë më shumë?
Sigurisht edhe për dashuri kemi nevojë se jemi ftohur,
jemi zhytur në kotësitë e internetit dhe heshtim,
bisedojmë virtualisht dhe “click” faqeve.
U vranë, u shanë, bëri hundën operacion, aksident.
Ja, në ritual të internetit humbasim shpirtin, ndjesinë e jetës.
E dini për çfarë kemi më shumë nevojë?
Për shumë, shumë, shumë, por më shumë se kurrë për moral.
Po! Po! Për pak më shumë moral që mos ta shqyejmë njeri-tjetrin,
mos t’ia nxjerrim zemrën mikut si e prerë kasapi mbi banak,
mos të presim natën që si hajdutë të zëmë pusinë e vdekjes,
mos ta nxijmë diellin me kujet e dhimbjes së shkretë…
E pra, pak moral për jetën tonë që mos të shtyhemi humnerave,
por përqafuar në rrugë të mirësisë të pyesim “Si je mik?”

ObserverKult

Kliko edhe:

ORHAN PAMUK: TË GJITHË KEMI NEVOJË PËR HISTORI TË MËDHA TË DASHURISË…