U rrit vëllai i vogël dhe dorën na e mbështolli me dashuri,
Dhe supin na mbështeti në dhimbjen që thirri Kosovë-Shqipëri!
U end shpresa për jetën mbi gërmadhat e vdekjes,
Fjala mori ngjyrë, trupi u ngroh nga drithërima e prekjes.
Hej! Si në kohët e lashta oshëtima kaloi fushë e kodër,
Një vëlla ka mbetur pa frymë! Një nënë pa të sajin bir!
Hej! Me mijëra zemra në zemrën e madhe u bënë tok.
Një komb! Një gjak në bregun e dhimbjes prapë u bënë bashkë.
Dhe detin s’e mallkuan, dhe bregun me urrejtje s’e pështynë,
Mbi brinjët e dhimbjes duart e forcës djemtë i vunë.
Në kohë sprovash gjaku nëpër rrugët e shpirtit udhëton,
Historia përsëritet, kush ka zemër të sotmen jeton.