Oh, çfarë dashurie ishte ajo… e paparë… nuk ngjante më asgjë!

oh çfarë dashurie...
Cave.

Nga Boris Pasternak:

“…Oh, çfarë dashurie ishte ajo, e lirë, e paparë, nuk ngjante me asgjë! Ata mendonin siç këndojnë të tjerët! E dashuronin njëri –tjetrin jo nga pashmangësia, jo “të ndezur nga pasioni”, siç përshkruhet shpesh rrejshëm. Ata e dashuronin njëri-tjetrin, sepse këtë e donte gjithçka përreth tyre: toka nën këmbët e tyre, qielli mbi kokat e tyre, retë dhe pemët.

Ajo dashuri u pëlqente gjithçkaje e të gjithëve që i rrethonin, ndoshta, më shumë se vetë atyre. Të panjohurve në rrugë, largësive të rreshtura për shëtitje, dhomave, në të cilat ata banonin e takoheshin.

Ah, po, pikërisht kjo ka qenë kryesorja që i bashkonte dhe i afronte! Kurrë kurrë madje edhe në çastet e lumturisë më të madhe, më të çmendur nuk i braktiste gjëja më e lartë dhe më interesante: kënaqësia nga ngjizja e përgjithshme e botës, ndjesia e përkatësisë së vetë atyre ndaj gjithë tablosë, e përkatësisë ndaj bukurisë së gjithë pamjes, ndaj tërë kozmosit…”

Boris Pasternak

ObserverKult


Lexo edhe:

JANIS RICOS: DO TË VIJMË PRAPË… POR ME FLOKË TË THINJUR