
E kam njohur Jerikonë,
e kam pasur edhe unë Palestinën time,
muret e çmendisë
ishin muret e Jerikosë
dhe një enë me ujë të infektuar
na ka pagëzuar të gjithëve.
Aty brenda ishim hebrenj
dhe Farisejtë ishin lart
aty ishte edhe Mesia
i hutuar mes turmës:
një i çmendur që i ulëret qiellit
gjithë dashurinë e tij ndaj Zotit.
Ne të gjithë, tufë asketësh,
ishim si zogjtë
dhe herë pas here një rrjetë
e errët na burgoste
por shkonim drejt meshës,
mesha e Zotit tonë
dhe Krishtit Shpëtimtar.
Na lanë dhe na varrosën,
erëmonim temjan.
Dhe pastaj, kur dashuronim
na bënin elektroshok
sepse, thoshin, një i çmendur
nuk mund të dashurojë askënd.
Por një ditë, nga brenda varrit,
edhe unë u zgjova
edhe unë si Jezui
e përjetova ringjalljen time,
por nuk u ngjita në parajsë,
zbrita në ferr
nga ku shikoj e habitur
muret e moçme Jeriko.
Përktheu: Orjela Stafasani
LEXO EDHE: CESARE PAVESE: GJITHMONË VEÇ T’KAM PA’