Orchestra Kalush me një njoftim: Kupa e Eurosong do të dal në ankand

Grupi muzikor ‘Orchestra Kalush’ ka njoftuar se kupën e fituar në Eurosong Contest Song do ta nxjerrin në ankand.

Shuma e mbledhur nga ankandi do të shkoj si ndihmë për forcat e armatosura dhe për nevojat humanitare në vend.

Lajmin e bëri të ditur lideri i ‘Orchestra Kalush’, Mykola Kucheryavyi.

“Ne kemi planifikuar të nxjerrim kupën tonë në ankand dhe t’i dhurojmë të gjitha paratë për një fond bamirësie që ndihmon Forcat e Armatosura dhe Ukrainën. Shikoni, shumë njerëz tashmë po dhurojnë nga jashtë dhe ndoshta shumë të tjerë do të dëshironin për të dhuruar. Dhe kjo, sipas mendimit tonë, do të jetë gjëja që i motivon ata. Mendojmë se do të jetë e dobishme për Ukrainën” ka thënë ai, transmeton ‘lapsi.al’.

Menjëherë pas fitores ai deklaroi se ai do të shkonte të luftonte krah atdhetarëve të tij.


Lexo edhe:

TRIUMFI I UKRAINËS NË FESTIVALIN EUROPIAN, ZELENSKY: DO TA ORGANIZOJMË NË MARIUPOL

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nëpërmjet një postimi, tha disa fjalë për fitoren e Ukrainës në Eurovision.

Ashtu siç pritej, Ukraina ka triumfuar në edicionin e 66-të të Festivalit Europian të Këngës.

Është grupi Kalush Orchestra me këngën e tyre Stefania. Që me 631 pikë ka mundur Britaninë  e Madhe që konkurronte me këngëtarin sam Ryder dhe Spanjën me Chanel.

Eventi muzikor mbahej në Torino të Italisë. Pas fitores së bujshme të grupit Maneskin vitin e kaluar, që i dha atyre sukses ndërkombëtar.

Padyshim, më shumë se kurrë në këtë edicion mesazhi politik ishte i qartë. Dhe dëshmoi solidaritetin europian ndaj Kievit, të sulmuar nga Rusia e Vladimir Putin.

Kënga ukrainase i kushtohej fillimisht një nëne, por pas fillimit të agresionit rus u shndërrua për ukrainasit në një himn për vendin e tyre. Duke ndërthurur brendsa saj elemente tradicionale tek një kënge të tipit hip-hop…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU