Triumfi i Ukrainës në Festivalin Europian, Zelensky: Do ta organizojmë në Mariupol

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nëpërmjet një postimi, tha disa fjalë për fitoren e Ukrainës në Eurovision.

Ashtu siç pritej, Ukraina ka triumfuar në edicionin e 66-të të Festivalit Europian të Këngës.

Është grupi Kalush Orchestra me këngën e tyre Stefania. Që me 631 pikë ka mundur Britaninë  e Madhe që konkurronte me këngëtarin sam Ryder dhe Spanjën me Chanel.

Eventi muzikor mbahej në Torino të Italisë. Pas fitores së bujshme të grupit Maneskin vitin e kaluar, që i dha atyre sukses ndërkombëtar.

Padyshim, më shumë se kurrë në këtë edicion mesazhi politik ishte i qartë. Dhe dëshmoi solidaritetin europian ndaj Kievit, të sulmuar nga Rusia e Vladimir Putin.

Kënga ukrainase i kushtohej fillimisht një nëne, por pas fillimit të agresionit rus u shndërrua për ukrainasit në një himn për vendin e tyre. Duke ndërthurur brendsa saj elemente tradicionale tek një kënge të tipit hip-hop.

Vetë presidenti Volodymyr Zelensky komentoi fitoren në një postim. “Kuraja e jonë i bën përshtypje të gjithë botës. Muzika jonë pushton Europën. Vitin tjetër do të mirëpresim Festivalin ne Ukrainë. Për herën e tretë dhe jo të fundit”, ishte mesazhi i tij. Që shtoi se “do të bëjmë gjithçka që ta organizojmë eventin në një Mariupol të lirë dhe të rindërtuar”, transmeton ‘a2news.com’.

Mesazhe mbështetëse për fitoren erdhën edhe nga institucionet europiane. Duke filluar nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deri tek presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Postimi i Volodymyr Zelensky

Lexo edhe:

PRAPASKENAT E EUROVISIONIT, POLICIA ITALIANE PARANDALOI NJË SULM

Policia italiane parandaloi sulmet e hakerëve nga grupet pro-ruse. Gjatë gjysmëfinales më 10 maj dhe finales së të shtunës të Eurovizionit në Torino.

Policia tha se ka parandaluar disa sulme kibernetike nga grupi i hakerëve Killnet dhe Legion. Sulmet do të godisnin infrastrukturën e rrjetit gjatë votimit dhe performancës së garuesve.

Killnet tha më 11 maj se ai kishte sulmuar faqet e internetit të disa institucioneve italiane. Duke përfshirë Senatin, dhomën e lartë të parlamentit italian…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult