Orgesa Zaimi: Ndoshta je ti që më lëndon… (teksti dhe kënga)

Besoja dikur dhe vazhdoj besoj
se dashuria pamje s’ka
një foto s’mund ti gjej nëse e do
nëse ka dikush le të me tregojë
ndoshta mësoj se ç’ngjyrë do ti ketë sytë.

Dhe pse nuk besoj
vazhdoj e kërkoj
ndoshta një jetë do të lodhem kot
ndoshta dhe e gjej ku fshihen sytë
dashuria vjen dashuria shkon
por një fytyrë të saj nuk e gjej dot…

Jam me ty, kam për ty
dashurinë e kam provuar
por një fytyrë dhe pamje
kjo dashuri nuk ma tregon

Flas me ty, qaj për ty
dhe të prek sa herë që dua
ndoshta jam unë që s’mundem
ndoshta je ti që më lëndon.

Ndonëse të kam pranë
di dhe sa më do
të përgjërohem më kupto.

Ndoshta dua kohë të dashuroj
e kam të vështirë
në sytë e mi lexo
çfarë s’mundem unë që të lexoj…

—————————————-

LEXO EDHE: ORGESA ZAIMI: SA KEQ PËR NJË SEKRET DUHET TË QËNDROJË VETËM (TEKSTI DHE KËNGA)

Interpreton Orgesa Zaimi

Mos u mundo të kesh, atë që s’je
Një cigare fikim e lëmë atje
Në tel ajo bosh që dikur ishim ne
Dita më kujton, fjalët që m’i thotë

Një mik që vetëm natën e takoj

Sa keq për një sekret, duhet të qëndrojë vetëm
Më keq askush, jo nuk më ndihmon
Sa keq një marifet jo nuk ta ndryshon jetën
Më keq, si unë dot njeri s’të do

Egos nuk i flet ajo bërtet
Dhe kur vjen momenti ajo të vret
Si fajtor që zemrën time ajo e merr
Nata më kujton vetëm një aromë

Një shpirt që dot më jo nuk e ndihmoj

Sa keq për një sekret duhet të qëndrojë vetëm
Më keq, askush jo nuk më ndihmon
Sa keq një marifet jo nuk ta ndryshon jetën
Më keq, si unë dot njeri s’të do

Dita më kujton fjalët që m’i thotë

Sa keq, për një sekret duhet të qëndrojë vetëm
Më keq askush jo nuk më ndihmon
Sa keq, një marifet jo nuk ta ndryshon jetën
Më keq, si unë dot njeri s’të do

Sa keq, për një sekret duhet të qëndrojë vetëm.