Fatin tim unë e dëgjoja,
Çdo mëngjes në horoskop,
Dhe qiellin lart më kot e vështroja,
Asnjë yll s’gjeja dot.
Shenja ime ishte lart,
E zhdukur
E kërkoja nëpër natë,
Kish humbur
asnjë gjë nuk kisha
Veç ëndrra të brishta vajze.
Shpesh unë them me veten time
o s’ka fat në horoskop,
A mos është faj i një ditëlindje
ku ta di ndoshta po.
E shkruar është në yje e di
Ndaj trishtimin tutje unë e hodha
Dhe e lumtur do të jem
Ndoshta një ditë do të ndizet.
Vallë sekretin e kam
Tek zoti lart në yje.
Horoskopin dëgjoj,
Ora tetë pa pesë fatin tonë kërkojmë.
Edhe pse tjetra vjen
Ne kaluam aq shpejt
Ne tek ti shpresojmë.
Po ti e di gjithçka
Pse s’ma thua në sy
Horoskopi ynë na ndjek të dy
Pyeti sot çdo njeri
nesër vallë si do të jetë
nuk është më sekret.