Orgesa Zaimi: Veten time e lëndova (teksti dhe kënga)

Dashurinë e parë dhurova
për të njohur një njeri
dhe mësova të mos gaboje
kur e humba këte dashuri.

Me puthje gënjeshtare
ma mësove dashurinë
e pastër isha fare
e nuk e njihja pabesinë
po ja ku nisi era
ranë fletët nji nga nji
jeta ëndrra s’ka ngahera
ka dhe lot e tradhti.

Dashurinë e parë dhurova
për të njohur një njeri
dhe mësova të mos gabojë
kur e humba këtë dashuri
veten time e lëndova
e plagosa në rini
por pranvera sërish do vij
dhe do sjellë tjetër dashuri.

O dashuri
sekret i moshës që na rinon
ti papritur vjen
e krejt papritur si era shkon

eja, eja dashuri
eja, eja përsëri
merrma dhimbjen time
dhe me ndiz një zjarr të ri.