Orgesa Zajmi & Ronela Hajati: Nuk e di kujtimin tënd (teksti dhe kënga)

Kupën e kujtimit tënd ku ta fsheh
bëj ta flakë e bëj ta thyej më rrëqeth
kupa e kujtimit tënd valoi një dashuri
më ka ngrirë si një servis mbushur me pije çmendurie.

më ka ngrirë në dorën time ky kujtim i fildishtë
ti je zjarr, zjarri digjet si në ethe kaltërsish
nuk e di kujtimin tënd, kujtimin tënd
sonte qielli lakuriq hënën e pagoi.

le të thërras me sy të përlotur
për mbi kupën e mallkuar ftyra ime në refleks
lehtësisht e vizatuar kupa e kujtimit
nuk do të mbushet më me ty.

le të thërras me sy të përlotur
për mbi kupën e mallkuar
fytyra ime në refleks tërësisht e vizatuar
më bën të flakem bëj të thyej këtë kujtim
që dot nuk e pi gjersa shkuma
në tokë të jetë tretur avulluar.

më ka ngrirë në dorën time ky kujtim i fildishtë
ti je zjarr, zjarri digjet si në ethe kaltërsish
nuk e di kujtimin tënd
kujtimin tënd sonte qielli lakuriq hënën e pagoi.