Oriana Fallaci për varrin e të dashurit: Aty janë vetëm eshtrat e tij… shpirti i tij është në zemrën time…

oriana fallaci

Oriana Fallaci: Në kujtim të Alekos Panagulis

Nuk kam vënë kurrë një lule në varrin e Alekosit. Çdo 1 maj, domethënë çdo përvjetor të vdekjes së tij, i dërgoja tridhjetë e shtatë trëndafilë të kuq. Po, sepse ishte tridhjetë e shtatë vjeç kur e vranë. Por nuk i vura kurrë një lule. Në varrezat e familjes sime në Firence vendosa një gur varri në kujtim të tij.

Po, e vendosa në këndin ku unë do të varrosem. Por varrin e tij kurrë nuk e kam parë dhe nuk do ta shoh kurrë. Nuk dua ta shoh. Në fund të fundit, ç’kuptimi do të kishte ta shihja? Aty janë vetëm eshtrat e tij. Shpirti i tij është në zemrën time.

Alekos Panagulis ishte heroi i Rezistencës Greke dhe dashuria e madhe e Oriana Fallaci-t, vrarë më 1 maj 1976.

*Marrë nga profili në Facebook i Beti Njumës…

ObserverKult


Lexo edhe:

ORIANA FALLACI: NUK TË MBRON ASKUSH, NGA MOMENTI QË LIND JE E VETME…

Nga Oriana Fallaci

“Xho, unë i urrej letrat. I konsideroj një mjet komunikimi për shurdhmemecët. Një letër nuk do të mundet kurrë të zbusë hidhërimin tënd, të të ndryshojë idenë që krijove për Amerikën duke njohur dy tipa si unë dhe Diku, të të shpjegojë se Amerika që nuk njohe, është më e mirë:

më e rëndomtë dhe më e mirë, më e mërzitshme dhe më e mirë; një Amerikë që beson te ndershmëria, te morali, te liria: deri në atë pikë sa t’i lërë të pashqetësuar tipat si unë, si Diku dhe si ti; një Amerikë që mund t’i mbijetojë katastrofës së madhe nën kërcënimin e së cilës ne krijesat që nuk meritojmë të mbijetojmë, u takuam dhe luftuam njëri-tjetrin. Po të shkruaj pasi mësova se ia mbylle derën Riçardit, neve…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU