Orkestra e Filarmonisë së Kosovës nisi serinë e koncerteve për vitin 2024

Orkestra e Filarmonisë së Kosovës ka nisur serinë e koncerteve për këtë vit. Seria e koncerteve nisi nën drejtimin e shkëlqyeshëm të dirigjentes zvicerane Lena- Lisa Wüstendorfer.

Në këtë koncert u mirëprit nga publiku performanca e pianistes së njohur kosovare, Pranvera Hoxha, e cila performoi me shumë finesë veprën “Variacione Simfonike” për piano dhe orkestër nga Cesar Franck.

Në bis, Hoxha për publikun luajti “Lirikë Pranverore” nga Simon Gjoni. Po ashtu publikun e mahiti edhe kontrabasisti i njohur kosovar i cili jeton në Zvicër, Shkodran Osmanaj me “Koncert për kontrabas” të Serge Koussevitzky-t.

Ai dëshmoi një pjekuri të lartë interpretuese në këtë paraqitje e cila njëherësh shënoi intepretimin e parë të një koncerti për kontrabas nga Orkestra e Filarmonisë së Kosovës.

Në pjesën e dytë, u performua Simfoninë Nr.7 e Beethovenit duke i shtuar një shtresë tjetër shkëlqimi muzikor kësaj mbrëmjeje koncertale.

Ndryshe koncerti i ardhshëm i Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës do të mbahet më 10 shkurt prej orës 20:00 në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

ObserverKult


fatos arapi

Lexo edhe:

FATOS ARAPI: DUKE SHKELUR NËPËR GUACA TË DETIT

Duke shkelur nëpër guaca të detit
ndjeva ditën e sotme, të çelë
nëpër trupin tim, si një gjethe dafine…
Fëshfërinte e gjelbër…. e gjelbër.

Dhe mendova:
nesër,
këto gurëza do t’i shoh ndryshe,
këto brigje të kohës së bardhë;
nesër,
fjoll’ e dridhshme, inkandeshente
e orbitave, që sapo feksën
nëpër qiej të virgjër të njerëzve,
do të lidhë ditët e mia,
porsi sot… edhe pakëz më ndryshe;
nesër,
dashurinë që drejt meje po vjen,
do ta puth në buzë, në ballë;
nëpër zëra të flokëve të saj
gishtërinjtë do përshkoj, do t’i them:
hyrë tek unë, pa frikë se një ditë
mund të vdesësh (si të tjerat?) edhe ti.
Dhe e vdekur atje, dashuri,
përjetësisht do të mbetesh e gjallë;
nesër,
ndryshe pyetjen e jetës: “Cili je?”
do dëgjoj edhe ndryshe pastaj
zërin tim: Unë jam…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult