Ormira Lulanaj dhe Artur Dauti, fitues të “Fondit të Librit me Ilustrime”

Janë shpallur fituesit, “Fondi të Librit me Ilustrime”. Ata janë Artur Dauti me “Letra në ishull” dhe Ormira Lulanaj “Baladë për tim atë e për vete”.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli fituesit e “Fondit të Librit me Ilustrime”. Juria e kryesuar nga Vladimir Myrtezai dhe anëtarët Gëzim Tafa e Ylljet Aliçka, shpalli fitues Lulanaj dhe Dautin:

Ormira Lulanaj, “Baladë për tim atë e për vete”, me motivacionin: “Për natyrshmërinë zanore në tingull, elementet e zgjedhura të figuracionit poetik dhe lirshmërisë vibruese të ngjyrës. Për këtë arsye rrëfenjat e saj nuk janë direkt përshkruese e në analizë të shpjegimit të tekstit, por vijnë si një paralel ideoemocional gati të pavarura nga teksti. Kjo është një lloj veçantie që u jep karakter dhe lëkurë të personalizuar ilustrimeve të saj.”

Artur Dauti, “Letra në ishull” me motivacionin: “Për strukturën bashkëshoqëruese të vizualizimit të tekstit, duke i dhënë ritëm dhe aksion formës lëvizëse të të lexuarit. Ka një shtrat të parë e të tejrrahur në formë, duke e vendosur  ilustrimin në një traditë të hershme.”./shqiptarja.com