Aktorja norvegjeze, Liv Ullmann, dhe kolegu i saj amerikan, Samuel L. Jackson, do të marrin “Oscar nderi” në vitin 2022.
Akademia “Oscar” ka njoftuar se trofetë do të prezantohen në galën “Çmimet e Guvernatorëve” më 15 janar 2022 në Los Anxhelos, shkruan Deutschland Funk, përcjell Klankosova.tv
Ullmann ishte e njohur për bashkëpunimin e saj me regjisorin, Ingmar Bergman, në filma të tillë si “Skena nga një martesë” dhe “Nga fytyra në fytyrë”.
Ndërkaq Jackson luajti në mbi 100 filma, përfshirë “Pulp Fiction” dhe “Django Unchained”.