“Dashuria është e vetmja gjë e vërtetë që ia vlen të bëhet.
Gjithçka tjetër është dytësore.
Nga Osho
Nëse i ndihmon dashurisë, ia vlen. Gjithçka tjetër është vetëm një mjet, dashuria është qëllimi. Pra, çfarëdo qoftë vuajtja, hyr në dashuri.
Nëse nuk hyn në dashuri, ashtu siç kanë vendosur shumë njerëz, atëherë ngelesh me vetveten. Atëherë jeta jote nuk është pelegrinazh, atëherë jeta jote nuk është një lumë që shkon në oqean; jeta jote është pishinë e ndenjur, e ndyrë dhe shpejt aty nuk do të ketë asgjë pos ndyrësisë dhe baltës.
Për ta mbajtur pastër, nevojitet të rrjedhë.
Një lumë mbetet i pastër për shkak se vazhdon të rrjedhë.
Rrjedha është procesi i mbetjes vazhdimisht i virgjër.
I dashuruari mbetet i virgjër. Të gjithë të dashuruarit janë të virgjër.
Njerëzit të cilët nuk dashurojnë nuk mund të mbeten të virgjër; ata bëhen të fjetur, të amullt. Fillojnë të marrin erë herët a vonë – dhe më parë herët se vonë – sepse nuk kanë ku të shkojnë. Jeta e tyre është e vdekur.”
ObserverKult
Lexo edhe: