Osho: Nuk ka sfidë më të madhe se dashuria

Njerezit-po-humbasin-pjekurine-1536x962

Në realitetin e sotëm po hasen gjithmonë e më tepër ndjenjat sipërfaqësore. Njerëzit nuk duan më të angazhohen në lidhje të forta e afatgjata. I tremb diçka e tillë. Ka ndryshuar edhe koncepti i krijimit të familjes dhe martesës. Pra, shoqëria ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Në vijim do të mund të lexoni se si shprehet Osho për njerëzit e ditëve të sotme:

“Një burrë… sot përpiqet ta shmangë çdo përfshirje të thellë, sepse me përfshirjen në një lidhje duhet të përballohen problemet dhe dhimbjet.

Kështu që ai vendosë të veprojë në mënyrë të sigurt, duke u munduar të mos krijojë asnjëherë diçka shumë të fortë me dikë. Nëse krijon diçka të fortë, mundet të mos dalësh dot prej saj. Dhe nëse ndjen diçka të fortë për dikë, edhe ai person do të ndiejë diçka për fortë për ty. Është ndjenjë proporcionale.

Mënyra e vetme për të krijuar diçka të thellë me dikë, është ta lejosh të krijojë edhe ai person diçka të fortë me ty. Është dhënie dhe marrje, është këmbim. Më pas, është shumë më e vështirë për të dalë nga një marrëdhënie e fortë. Dhimbja bëhet akoma më e fortë në rast ndarjeje.

Kështu që njerëzit mësojnë “të luajnë” me siguri: mjafton të lejosh të mbizotërojë çdo gjë sipërfaqësore. Mjafton të krijosh lidhje të përkohshme, pa shumë angazhime. Kjo gjë po ndodh në botë. Njerëzit po humbasin gjithë pjekurinë. Pjekuria krijohet në momentin, kur je në gjendje të përballosh dhimbjen e qenies tënde; pjekuria krijohet kur je gati të përballosh sfida. E nuk ka sfidë më të madhe se dashuria”. /bota.al

ObserverKult

__________________________

Lexo edhe:

OSHO: NUK JAM KUNDËR MARTESËS- JAM PËR DASHURINË