Osho: Nuk mund t’i duash dot mjaftueshëm të tjerët, nëse nuk do veten tënde…

Njerezit-po-humbasin-pjekurine-1536x962

Kush dhe çfarë është Osho sot është një “mister”.

Osho thotë: “Unë nuk kam asnjë biografi. Çdo gjë që mund të thuhet si biografi është padomethënie. Në çfarë dite ose vendi kam lindur, nuk ka asnjë rëndësi, ajo që ka vlerë është se çfarë jam tani, në këtë çast”.

Në vendin ku ai zhvilloi aktivitetin e tij kryesor shkruhet: “Osho, asnjëherë i lindur, asnjëherë i vdekur, ka vizituar këtë planet nga 11 dhjetor 1931 deri 19.1.1990”.

Vepra e tij nuk është vetëm filozofike por gjithashtu praktike dhe aktuale.

Osho
Osho, Rajneesh (11 dhjetor 1931 – 19 janar 1990)

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Osho:

-Nëse e do një lule, mos e këput. Sepse nëse e këput, ajo vdes dhe pushon së qeni ajo që doje. Nëse e do një lule lëre të jetojë. Dashuria nuk është të zotërosh; dashuria është të dish të vlerësosh.

-Ji vetvetja. Mos kërko kurrë të jesh ndryshe, kështu mund të piqesh. Maturimi është pranimi i përgjegjësisë së të qenit vetvetja, cilado qoftë kostoja.

-Duke rënë në dashuri, ti mbetesh fëmijë; duke u rritur në dashuri, ti maturohesh. Me kalimin e kohës, dashuria bëhet jo një marrëdhënie, por një gjendje e qenies tënde. Jo se je në dashuri – ti tani je vetë dashuria.

-Dhuro dashuri. Kushdo ka nevojë për pak dashuri në përditshmërinë e tij, ndaj mos ngurro të jesh ti personi që mund t’u falë të tjerëve dashuri. Nuk duhet shumë.

-Dashuri dhuron dhe një buzëqeshje. Dashuria për veten duhet të jetë më e madhja nga të gjitha format e dashurisë. Parimi është tepër i thjeshtë. Nuk mund t’i duash dot mjaftueshëm të tjerët, nëse nuk do veten tënde.

-Dëgjoje instinktin tënd. Dëgjoje qenien tënde, sepse ajo të jep vazhdimisht këshilla. Mos e ngritë zërin kundër vetes, sepse vetëm duke qenë i qetë, do të mund të ndjesh zërin tënd të brendshëm.

E përgatiti. A.S.- ObserverKult


Lexo edhe:

OSHO: VETËM ATA NJERËZ QË JANË NË GJENDJE TË JENË VETËM, JANË NË GJENDJE TË DASHUROJNË

Aftësia e të qenit vetëm, është aftësia e të dashuruarit. Kjo mund të duket paradoksale për ju, por nuk është.

Kjo është e vërteta ekzistenciale: vetëm ata njerëz që janë në gjendje të jenë vetëm, janë në gjendje të dashurojnë, të ndajnë, të shkojnë në thellësi të bërthamës së tjetrit person – pa i poseduar të tjerët, pa u bërë i varur nga të tjerët, pa i reduktuar të tjerët në ‘një gjë’, dhe pa u bërë i droguar pas të tjerëve…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU