Özdemir Asaf: Nuk ta ndie mungesën ma si përpara

Nuk ta ndie mungesën ma si përpara,
nuk ia marr ma vajit tasheparë.
Nuk më lotojnë ma sytë kur të përmendet emri.
Nuk t’i mbaj ma shënim ditët e mospranisë.

Jam pak i lodhun, pak me nerva.
Jam pak i ndyem edhe prej mungesës tande.
Si me qenë i mirë ende s’kam mësue,
por gjuhës i kam arnue fjalët “jam mirë”.
M’i çon nervat fakti që s’ta mbaj mend fytyrën
edhe pse e kam mundue kujtesën një milion herë.
Mos me ta mbajtë mend fytyrën m’fut frikën.

Nuk jam ma në pritje të asaj “hajde”-s,
Bile as nuk due që ti me ardhë.
Nuk më han hiç meraku se si je.
Më vjen në mend herë mbas here, them “ça po m’duhet”,
A thue se kam halle mangut, ça po m’duhet!

A thue jam mësue me mungesën tande?
A jam tuj hekë dorë prej pranisë tande?
Jam i shqetësuem, ç’asht e vërteta,
Po sikur të dashuroj dikend tjetër?
Më beso se s’kam me ta falë sa të jetë jeta.

Özdemir Asaf, Eskisi Kadar Özlemiyorum Seni / Nuk ta ndie mungesën ma si përpara

Përktheu: Sait Saiti

ObserverKult


ika
Foto ilustrim

Lexo edhe:

NUK ËSHTË E THËNË SE NËSE E DASHURON VËRTET DIKË MEDOEMOS DUHET TË JETOSH ME TË

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit italian, Alessandro Baricco:

Asgjë tjetër në botë nuk është kaq i palumtur sa njeriu.

Nuk është e thënë se nëse e dashuron vërtet dikë, gjëja më e mirë do të jetë medoemos, të jetosh me të.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult