Fjodor Dostojevski është një nga romancierët më të mëdhenj të letërsisë ruse dhe botërore të shekullit të XIX, i cili vuri themelet e prozës së gjatë për fuqinë përshkruese, depërtimin e thellë psikologjik dhe peshën e madhe që i dha letërsisë në komunikimin me lexuesin.
Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Në moshën 15-vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.
Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko – letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua.
Cari Nikolaj, duke i konsideruar grupe të tilla si subversive dhe dëmtuese për pushtetin e tij, i vendoste të burgosurit përpara një ekzekutimi ritual simbolik, më pas e anulonte vendimin në momentin e fundit si shenjë e mëshirës së tij për të dënuarit.
Si rezultat, Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi. Dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg.
Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Ndëshkim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”.
Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit. Moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.
Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie të këtij shkrimtari të madh:
• Mendimet e mëdha e kanë burimin jo aq nga mendja e madhe, sa nga ndjenja e madhe.
• Pa një objektiv në jetë, njeriu ndihet i mbytur.
• Shpirti shërohet duke ndenjur me fëmijë.
• Dashuria është aq e fuqishme, sa na rilind edhe ne vetë.
• Kur zemrës së vajzës nis t’i vijë keq, atëherë kuptohet vetë se kjo është gjëja më e rrezikshme për të.
• Në zemrën që dashuron vërtet ose xhelozia vret dashurinë ose dashuria vret xhelozinë. Krejt e kundërta ndodh me pasionin e verbër.
• Mendja prandaj është, që të arrish atë që kërkon.
• S’ka gjë më të vështirë në botë se sa çiltërsia dhe s’ka më të lehtë se lëvdata.
• Disa mendojnë se paraja i ngre në nivelin e çdo gjëje që është mbi ta.
• Njerëzimi mund të jetojë pa shkencë, mund të jetojë pa bukë, por nuk jeton dot pa bukurinë.
• Jo forca, por bukuria e vërtetë do ta shpëtojë botën.
• Nuk ka kënaqësi më të madhe për një nënë, sesa të shohë për herë të parë një buzëqeshje në buzët e fëmijës së saj.
• Vuajtja: ky është i vetmi shkak i vetëdijes.
• Vetëdija dhe dashuria janë ndoshta e njëjta gjë, pasi pa dashurinë asgjë nuk dihet.
ObserverKult
Lexo edhe: