Pablo Neruda: A do të kthehesh, apo do të më lësh të vdes?

Poezi nga Pablo Neruda

Mos rri larg meje, qoftë edhe për një ditë, sepse,
sepse nuk di si të ta them: e gjatë është dita
dhe unë do t’jem duke të të pritur si në stacionet boshe,
trenat e të cilëve në ndonjë cep tjetër flenë.

Mos shko, qoftë edhe për një orë, sepse
gjatë kësaj ore pikat e angështisë do të mblidhen
dhe ndoshta, tymi që sillet duke kërkuar shtëpi
vjen për ta vrarë këtë zemrën time të humbur.

Oh, mos u shpërbëftë kurrë silueta jote në plazh!
Oh, mos lëvizshin kurrë qepallat e tua në zbrazëti!
Mos shko qoftë edhe për një minutë, e dashur,
sepse gjatë asaj minute do të kesh ikur aq larg
saqë unë do t’i bie botës rrotull duke pyetur:
A do të kthehesh, apo do të më lësh të vdes?

*Titulli i origjinalit: “Mos rri larg meje, qoftë edhe për një ditë”

Përktheu: Orjela Stafasani

ObserverKult


Lexo edhe:

PABLO NERUDA: ME TY KAM FJETUR GJITHË NATËN

Gjithë natën me ty kam fjetur
afër detit në ishull
ishe e egër dhe e ëmbël
mes qejfit e gjumit
mes zjarrit e ujit.

Ndoshta tepër vonë ëndërrat tona,
u bënë njësh në lartësi
e thellësi.

Kur ishin lart si degët që lëvizin
nga e njejta erë
poshtë si rrënjët e kuqe
që preken me njëra tjetrën…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU