Tani lërmëni të qetë
Mësohuni me mungesën time
Erdhi ora të mbyll sytë dhe të përmend pesë gjëra,
gjërat më thelbësore
E para dashurinë e pafund.
E dyta vjeshtën
Nuk mund të jetoj pa gjethet që bien për t’iu rikthyer dheut
E treta dimrin e ashpër, shiun që kam dashur,
Ngrohtësinë përkëdhelëse të zjarrit në acar
E katërta rrotullimin e verës porsi shalqini.
E pesta sytë e tu
Nuk mund të më zërë gjumi pa to
Nuk mund të ekzistoj pa ndjerë vështrimin e tyre
Bëhem i gjithi pranverë kur ti më sheh
Miq këto e kaq dua
Thuajse asgjë, pothuajse gjithçka
Tani nëse dëshironi largohuni
Kam jetuar aq sa një ditë duhet të më harroni,
Më fshini nga libri
Zemra ime ka qenë e pafundme
Meqenëse dua heshtjen, mos kujtoni se kam vdekur,
përkundrazi jam më i gjallë se kurrë
Asnjëherë nuk jam ndjerë si tani
Asnjëherë nuk kam marrë kaq shumë puthje
Tani si përherë është herët
Drita fluturon me krahët e saj
Lërmëni pra vetëm me ditën
Kërkoj leje për të rilindur.
Në shqip: Samir Perihana
*Titulli i origjinalit: “Tani”
ObserverKult
Lexo edhe:
PABLO NERUDA: DUA QË AJO TË CILËN E DASHUROJ TË JETË E GJALLË
Kur të vdes, dua t’ma vesh dorën mbi syrin tim:
dua dritën e gurit të duarve tua të dashura,
që edhe një herë freskia e tyre t’më ledhatojë
që ta ndjej atë knaqësi që ma caktoi fatin.
Dua të jetosh derisa të të pres ashtu i fjetur,
dua që vesh’t e tu prapë të dëgjojnë erën,
që ta ndiesh kundërmimin e detit që aq e deshëm,
që t’ecësh mbi rërën mbi të cilën kemi ecur.
Dua që ajo të cilën e dashuroj të jetë e gjallë
e ty të dashurova e të këndova me të tëra gjërat,
prandaj vazhdo të lulëzosh, e lul’zuara time,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult