Pablo Neruda: Dua që ajo të cilën e dashuroj të jetë e gjallë

Kur të vdes, dua t’ma vesh dorën mbi syrin tim:
dua dritën e gurit të duarve tua të dashura,
që edhe një herë freskia e tyre t’më ledhatojë
që ta ndjej atë knaqësi që ma caktoi fatin.

Dua të jetosh derisa të të pres ashtu i fjetur,
dua që vesh’t e tu prapë të dëgjojnë erën,
që ta ndiesh kundërmimin e detit që aq e deshëm,
që t’ecësh mbi rërën mbi të cilën kemi ecur.

Dua që ajo të cilën e dashuroj të jetë e gjallë
e ty të dashurova e të këndova me të tëra gjërat,
prandaj vazhdo të lulëzosh, e lul’zuara time,

që t’arrish të gjitha ato që t’i dëshiron, dashuria ime,
që hija ime të shëtisë në lëkurë e flokë të tu,
që kështu ta zbulojmë shkakun e këngës sime.

Përktheu: Enver Gjerqeku

ObserverKult

—————

Lexo edhe

PABLO NERUDA: TI, VETËM TI PLOTËSON ÇDO GJË