Poezi nga Pablo Neruda
Tek ti toka…
Trëndafil
I vogël
Trëndafilkë
Ndonjëherë,
E hollë dhe e zhveshur,
Duket sikur
Ti futesh
Breda njërës prej
Duarve të mia,
Sikur mund të të shtrëngojë kështu
Dhe të të mbajë në gojën time,
Por papritur
Këmbët e mia prekin këmbët e tua
Dhe goja ime buzët e tua:
Ti je rritur,
Shpatullat e tua ngrihen si dy kodra,
Gjinjtë e tu enden mbi gjoksin tim,
Krahu im mezi ia del që të rrethojë
Linjat e holla të hënës së re të belit tënd:
Në dashuri ti u shpërbëre si ujë deti
Mezi mund t’i mas sytë më hapësinor të qiellit
Përkulem tek goja jote për të puthur tokën.
Përktheu: Enkeleda Suti
ObserverKult
———————————–
Lexo edhe:
JA PSE PABLO NERUDA U ELIMINUA NGA REGJIMI KILIAN I KOHËS
Pablo Neruda u vra. Lajmi është konfirmuar së fundmi nga ekspertë të Universitetit Mekmaster në Kanada, Universitetit të Kopenhagës në Danimarkë dhe disa studiues kilianë, të cilët kanë investiguar prej kohësh mbi këtë çështje eshtrat e poetit të famshëm, fitues të Çmimit Nobel për Letërsisë.
Në fakt, një bakter përgjegjës për botulizmin, ishte gjetur tashmë në vitin 2017 në kockat e Nerudës nga i njëjti grup ekspertësh, duke mohuar versionin e mbështetur gjithmonë nga diktatura e Augusto Pin oçet mbi kancerin e prostatës si shkaktar i vdekjes së tij…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU