Pak ditë nga nisja e Festivalit të Teatrove në Ferizaj, ja çka do të sjell sivjet

Tashmë festival tradicional në qytetin e Ferizajt, Festivali i Teatrove këtë vit shënon edicionin e 53-të.

Me shfaqje të ndryshme, diskutime e muzikë do të jenë të shoqëruar të gjithë artëdashësit, për 8 ditë të festivalit.

Për përgatitjet e fazën e zhvillimit të festivalit për ATV-në foli drejtori artistik i teatrit “Adriana” Besim Ugzmajli. Ai tha se pos vullnetit dhe dashurisë për artin dhe kulturën, festivali ka nevojë edhe për mbështetje materiale.

Para hapjes së këtij festivali, Ministria e Kulturës ka shpallur këtë festival si Trashëgimi shpirtërore, gjë e cila nga stafi i festivalit është konsideruar ironike.

Deri në pritjen e hapjes së ditëve të artit, shikuesit kanë mundësi të blejnë biletat dhe të qasen për to në rrjetet sociale të festivalit të teatrove./atv

ObserverKult

—————————-

Lexo edhe:

SOT NIS FESTIVALI I TEATROVE NË FERIZAJ

Për të 49-tin vit me radhë, sot Ferizaj ngre siparin e festivalit më prestigjioz kombëtar të teatrove. Qindra aktorë tashmë kanë ndarë datën për t’u prezantuar para publikut në hapje. Dhe gjatë gjithë netëve të Festivalit të Teatrove.

“Shumë zhurmë për asgjë” me regji nga Zana Hoxha, “Një letër e humbur” me regji nga Kushtrim Bekteshi. “Zona e pritjes” me regji nga Fatos Berisha, “UN Inspektori” me regji nga Erson Zymberi, “Erdhi Godoja” me regji nga Shkëlzen Berisha, “Ditë vere” me regji nga Naser Shatrolli dhe “Kanuni i gruas” me regji nga Arlinda Morina janë shfaqjet e loja brilante e aktorëve që janë përgatitur për këtë edicion të festivalit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult