Pamje të rralla: Tirana e vitit 1921

Kur vizitoi Tiranën në vjeshtën e vitit 1921, gazetari zvicerian u largua me përshtypjet më të mira, nga çfarë pa dhe dëgjoi. Ai shkruan kështu, në gazetën “Journal de Genève”, të 14 nëntorit 1921:

“Në këtë kryeqytet politik u desh të improvizohej e gjithë administrata, sepse nuk mund të pritej për të ngritur ndërtesa të mëdha qeveritare. Me një ndjenjë demokratike vërtet për t’u lavdëruar.

Autoritetet i përdorën me nikoqirllëk mjetet tepër të pakta që kishte qyteti. Një shtëpi e vetme (sot, Teatri i Kukullave) u bë selia e parlamentit dhe e shumicës së ministrive. Të tjerat u shpërndanë nëpër qytet.”

“Me një thjeshtësi që i ka lezet, tamam siç është zakon edhe në Zvicër, ministri të pret në një dhomë ku muret janë të lyera me gëlqere dhe ku shikon pak gjëra: një tryezë pune, disa karrige e ndonjë divan. Të nxjerr një cigare dhe biseda rrjedh lirshëm. Të krijon një ndjenjë besimi, që ne ia dimë mjaft mirë vlerën.”

“Krah për krah, me veshje të ngjashme, myslimanët dhe të krishterët mendojnë për të ardhmen e vendit, me të njëjtin shpirt shqiptari. Çfarë qetësie në qytet! Çfarë dinjiteti, nëpër rrugë dhe në dyqane!

Nuk shikon asnjë të dehur, askënd që t’i merren këmbët nga pija. Asnjë e bërtitur, asnjë gjest i papërmbajtur. Sjellja fisnike që i bën përshtypje çdo vizitori në një vend mysliman, këtu është e pranishme kudo.”/(Ilir Ikonomi)

Tirana

Lexo edhe: REPORTAZHI I PANJOHUR AMERIKAN: TIRANA, KRYEQYTETI MË I ERRËT NË BOTË

Publikohet një shkrim i panjohur i gazetarit amerikan, Robert Kroon, i cili, për 60 vjet shërbeu si reporter i rrjetit NBC, duke shkuar në disa vende të botës ku kishte vatra të nxehta luftrash e konfliktesh, si në Kongo, etj., si edhe në vendet komuniste të Evropës Lindore, si p.sh. në 1956-ën, kur ndoqi ngjarjet e Hungarisë, në 1968-ën në Çekosllovaki…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU