Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha ndërroi jetë muaj më parë në moshën 99-vjeçare në shtëpinë e saj në Laprakë.
Ndërkaq në vazhdimi mund ta shihni një video të rrallë të janarit 1997, kur Nexhmija doli nga burgu.
Video e “Associated Press”, tregon teksa Nexhmijen e pret te dera nusja e djalit të saj, Liljana Hoxha.
Në janar të vitit 1992, Nexhmija u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 11 vite burg, por bëri vetëm 5 vjet. Kjo pasi përfitoi nga amnistitë e ndryshme dhe nga ndryshimet e Kodit Penal. Nexhmija vuajti dënimin për atë që njihet si gjyqi i ‘kafesë’.
Megjithatë, pavarësisht burgut, Nexhmija duket në gjendje shumë të mirë në këtë video.
=======================
Lexo edhe:
“NEXHMIJE HOXHA U FSHEH NË DAJT NGA FRIKA, SI E MASHTRUAN PËR AUTOBLINDAT QË DO QËLLONIN MBI POPULL”
Publicisti i njohur i gazetës “Zëri i Popullit”, Hamdi Jupe, në librin e tij, “Shënimet e gazetarit”, tregon momentet e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, në sheshin “Skënderbej”. Si dhe vendndodhjen e Nexhmijes ditën e 20 shkurtit të vitit 1991.
Sipas tij, populli u provokua nga udhëheqja e Partisë së Punës, për shkak se i ngriti një kult prej faraoni Enver Hoxhës duke i ngritur monument. Piramidën si muze, por dhe emërtimet e disa institucioneve të rëndësishme me emrin e udhëheqësit komunist.
Jupe tregon dhe ngjarjet e ndodhura më pas, siç ishte Kongresi i qershorit 1991, kur PPSH-ja u transformua në Parti Socialiste dhe kushtin e Fatos Nanos për të marrë drejtimin e partisë. Kjo nëse vetë partia e re do të shkëputej nga Enver Hoxha…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult