Të mërkurën në Tiranë nis aktiviteti i rëndësishëm kulturor, Panairi i Librit 2023. Këtë vit janë një sërë shkrimtarësh të huaj që pritet të jenë pjesë e këtij aktiviteti.
Me pothuajse 100 ekspozues, të gjithë do të kenë mundësi jo vetëm të zgjedhin librat që dëshirojnë por gjithashtu të marrin pjesë në aktivitete, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitete të tjera me autorët dhe studiuesit.
Disa nga të ftuarit e huaj, që do të jenë pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme, në Panairin e 26 të Librit janë Lilian Thurami, futbollisti i shquar francez i cili do të prezantojë librin “Mendimi i bardhë”.
Ai është autor i disa veprave të cilat trajtojnë tema të diskriminimit dhe ka marrë disa çmime të rëndësishme për këtë veprimtari.
Pastaj do të jenë shkrimtari italian Alessio Puleo, shkrimtarja italiane Viola Ardone, Ilide Carmignani një nga përkthyeset më të shquara italiane, e njohur veçanërisht si “zëri” i Luis Sepúlvedas, Roberto Bolaños, Jorge Luis Borgesit, Julio Cortázarit etj.
Panairi i Tiranës, është eventi më i madh dhe më i rëndësishëm në fushën e kulturës, që mbledh të gjitha ngjarjet më interesante të librit, gjatë një viti./ gazeta-shqip.com
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇELET PANAIRI I LIBRIT NË FRANKFURT, EDHE SIVJET KOSOVA ËSHTË PJESËMARRËSE
Ka hapur dyert Panairi më i madh i Librit në botë, në Frankfurt të Gjermanisë, edicioni i 75-të me mesazhin “Fjalët bashkojnë botën”.
Në këtë panair, janë mbi 7.500 ekspozues me mbi 285.000 profesionistë të fushës nga e gjithë bota që marrin pjesë në panair. Ndërsa tradicionalisht, e pranishme në këtë panair është edhe Kosova, organizuar e prezantuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kështu ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Shoqata e Botuesve të Kosovës.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
SIDORELA BERISHAJ: VJESHTË
Poezi nga Sidorela Berishaj
Gjethe
të rëna kudo
që fluturojnë lehtë
si mendjet e njerëzve…
Qielli i ngrysur
si njeriu
kur nuk gjen qetësi shpirtërore
Re
të dendura,
të zeza
që peshojnë rëndë
mbi ndërgjegjen njerëzore
Era
e freskët sjellë
melodi qetësie
arome ngrohtësie
stinë dashurie
Shiu
i rrëmbyeshëm pastron
rrugët,
stolat,
trotuaret
çdo gjë rreth e rrotull
ObserverKult