Panairi i Librit/ Edi Rama: Kënaqësi të shohësh kaq shumë interes për këtë organizim

Në edicionin e 26-të të Panairit të Librit në Tiranë me moton “Libri na bashkon të gjithëve” që është hapur të mërkurën po marrin pjesë 95 shtëpi botuese.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një statusi dhe video në Facebook tregoi atmosferën që po mbretëron në këtë Panair.

“Atmosferë e bukur në hyrje të Panairit të Librit. Kënaqësi të shohësh kaq shumë interes në këtë organizim vlerash dhe promovimi të leximit”, ka shkruar Rama.

Panairi i librit përgjatë 5 ditëve do të mbledhë bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues.

Panairi do të shoqërohet gjithashtu nga një sërë aktivitetesh promovuese, ndërsa me datë 18 nëntor do të ndahen edhe 4 çmimet e përvitshme, të përzgjedhura nga juria.

Ndryshe, ky panair i cili është hapur me datë 15 nëntor do të qëndrojë i hapur deri më 19 nëntor për vizitorët në Pallatin e Kongreseve.



ObserverKult


Lexo edhe:

PANAIRI I LIBRIT NË TIRANË, TITUJ TË RINJ, PËRKTHYES E AUTORË NË PALLATIN E KONGRESEVE

Panair i 26-të i Librit ka çelur dyert të mërkurën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Vizitorët e parë të tij ishin nxënësit dhe studentët. Për 5 ditë me radhë, lexuesit do të kenë mundësi të vizitojnë eventin më të madh kushtuar letërsisë në Shqipëri.

“Ky është një aktivitet që përfaqëson më të mirën e kulturës shqiptare. Ky nuk është vetëm një aktivitet kulturor. Këtu gjejmë lexuesit, autorët e letërsisë. Këtu i kemi të gjithë. Viti 2023 ishte një vit që dallon nga të tjerët. Kjo pasi që për herë të parë Shqipëria ishte e ftuar në Panairin e Librit të Torinos. Kështu tha Petrit Ymeri, kryetar i shoqatës së botuesve.

Libra të zhanreve të ndryshëm kanë zënë vend në 100 stendat e shtëpive botuese nga Shqipëria. Po ashtu Kosova, Maqedonia e veriut dhe Mali i Zi, në pritje të lexuesve pa dallim moshe.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult