Panairi i Librit/ Ikonomi: Në Shqipëri çmimet e librave janë shumë shtrenjtë

Panairi i Librit ka çelur dyert të mërkurën në Tiranë.

Në studion e emisionit “Open”, u diskutua pikërisht rreth librit dhe lexuesve në Shqipëri. Gazetari dhe shkrimtari i njohur Ilir Ikonomi, i cili në panair vjen me librin “Apostulli”, i pari nga tre vëllimet kushtuar biografisë së Fan Nolit, tha se një fenomen që vëren në Shqipëri, është se çmimet e librave janë shumë të shtrenjtë.

“Libri në Shqipëri është shumë i shtrenjtë në krahasim me rrogat.

Në SHBA e blej maksimumi një libër të mirë 20 dollarë, ndërsa këtu një libër i zakonshëm kushton kaq. Këtu ka diçka që nuk shkon, dhe besoj se lexuesit i tremben kësaj”, tha Ikonomi./BW

ObserverKult


Lexo edhe:

PANAIRI I LIBRIT NË TIRANË, TITUJ TË RINJ, PËRKTHYES E AUTORË NË PALLATIN E KONGRESEVE

E panairi i 26-të i Librit ka çelur dyert të mërkurën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Vizitorët e parë të tij ishin nxënësit dhe studentët. Për 5 ditë me radhë, lexuesit do të kenë mundësi të vizitojnë eventin më të madh kushtuar letërsisë në Shqipëri.

“Ky është një aktivitet që përfaqëson më të mirën e kulturës shqiptare. Pra ky nuk është vetëm një aktivitet kulturor, këtu gjejmë lexuesit, autorët e letërsisë. Këtu i kemi të gjithë. Viti 2023 ishte një vit që dallon nga të tjerët, pasi për herë të parë Shqipëria ishte e ftuar në Panairin e Librit të Torinos”, thotë Petrit Ymeri, kryetar i shoqatës së botuesve.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult