Panairi i Librit në Tiranë hap dyert më 15 nëntor, ja çka na pret sivjet

Në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë nga data 15-19 nëntor do të mbahet Panairi i 26-të i Librit, një ngjarje mbarëkombëtare e kulturës që pritet me shumë interes.

“Muaji nëntor është muaj shumë i rëndësishëm për kulturën shqiptare. Janë pothuajse 100 ekspozues dhe të gjithë do të kenë mundësi jo vetëm të zgjedhin librat që dëshirojnë por gjithashtu të marrin pjesë në aktivitete”, tha Petrit Ymeri, kreu i Shoqatës së Botuesve në Shqipëri.

Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitete të tjera me autorë dhe studiues.

“Unë besoj në rrafshin kombëtar, është ngjarja më e madhe, më e rëndësishme në fushën e kulturës. Kemi botues nga Kosova, shumë autorë nga Kosova, kemi gjithashtu stendë edhe nga Maqedonia e Veriut dhe nga Mali i Zi. Është një festë e bukur e kulturës shqiptare, është një festë e bukur e librit në gjuhën shqipe”, u shpreh Ymeri.

Panairi i parë i librit në Tiranë ishte panairi “Tirana 1998”, i organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë nga 16 deri 20 dhjetor 1998. Prej këtij viti ky organizim është mbajtur rregullisht./euronews.al

ObserverKult


Fotografi e realizuar nga Berat Dakaj

Lexo edhe:

NISI PANAIRI I LIBRIT TË VJETËR, TË RRALLË DHE TË PËRDORUR… KA LIBRA QË JANË BOTUAR MBI 100 VJET MË PARË

Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, për herë të katërt, synon të kthejë vëmendjen te librat të cilat në qarkullim janë tash e disa vjet, mirëpo që vlerën e kanë përherë të freskët.

Përderisa sot nisi edicioni i 4-të, organizatori Berat Dakaj në një lidhje të drejtpërdrejtë ka treguar detajet e sivjetme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


brikena qama

CIKËL POETIK NGA BRIKENA QAMA: PËRTEJ VRIMËS SË ÇELËSIT…

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Brikena Qama:

Hapa të hirtë në një ditë të zakonshme njeriu

Të kesh, saponisur, një ditë të bardhë
e ta terrësh me mendimet e një bujku
që fara nuk i mbiu
që shiu i erdh breshër
që djali s’iu bë dorë
që rrënja iu shterp dheut
që fruti iu kalb në duar
që duart iu nxinë dhimbjesh
që loti e braktisi
që kafsha iu bë mik
që ëndrra iu bë jetë
që jeta iu tkurr në një ditë
e bardhë si kjo e imja, në nisje.

Më duaj

mua që bëhem dita ditës baltë
e pres rrënjët e tua
në mua

Poezitë mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult