Dua Lipa fiton çmimin “Artistja më e mirë britanike”

dua lipa

Dua Lipa ka fituar çmimin si artistja më e mirë britanike në ceremoninë “Brit Awards”.

Në mesazhin e saj emocionues me këtë rast, këngëtarja 25-vjeçare nga Prishtina ka falënderuar familjen dhe ekipin e saj për mbështetjen e dhënë, transmeton ‘rtklive’.

“Faleminderit shumë. Është nder të jem këtu dhe përsëri në skenë. Herën e kaluar kur kam qenë këtu në vitin 2018, kam thënë se dëshiroj të shoh më shumë gra në këtë skenë dhe tri vjet më vonë jam shumë e lumtur që po e shoh këtë”, ka thënë Lipa, e cila me “Physical” synon të marrë çmimin për këngën më të mirë, teksa është e nominuar edhe për Brit Album, me “Future Nostalgia”.

LEXO EDHE: Kënga e Dua Lipa-s renditet në vendin e pestë në ‘Billboard’