Për 5 ditë në kalanë e Ulqinit, do të organizohet edicioni i 20-të i panairit të librit shqip. Ky vit jubilar, vjen pas pandemisë e ku do të këtë një pjesëmarrje të gjerë të shtëpive botuese nga rajoni. Irena Toce thotë se nuk do të mungojnë edhe të ftuarit special, si dhe debatet për librin.
“Këtë vit në panairin e Librit të Ulqinit do të jemi rreth 50 botues. Të ftuar nderi do të jenë drejtuesit e Akademive të Shkencave të Rajonit”, ka thënë ajo.
Organizatori nga komuna e Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, kujton kohën e vështirë, kur nisi ky panairi, ku libri shqip ishte i ndaluar.
“Një libër ka qenë zonë e ndaluar në Malin e Zi dhe jo më ti shkojë ndërmend që të organizosh një panair me 50 botues ku shumica do të jenë shqiptarë”, është shprehur ai.
Ky panairi do të përmbyllet me ceremoninë e dhënies së tri çmimeve për veprat e autorëve pjesëmarrës në këtë panair janë: “Liburnia”, që simbolizon anijen e kohëve të lashta në Ulqin edhe “Ulliri”, që simbolizon paqen mes njerëzve dhe çmimi për përkthimin më të mirë që mban emrin e Servantes.
Panairi i Librit do të zhvillohet nga data 29 korrik deri më 2 gusht në Ulqin. /Leontina Nika-abcnews.al