Kompozitorja nga Kosova, Donika Rudi, pjesë e “Pergine Festival” në Itali

Kompozitorja shqiptare, Donika Rudi, përmes një njoftimi në “Facebook” ka bërë të ditur se që nga data 17 do të jetë pjesë e Pergine Festival (Edicioni 46) në Itali, ku do të nisë punën hulumtuese në kuadër të IN SITU – European Platform for Artistic Creation in Public Space, në lidhje me impaktin e muzikës akusmatike te komuniteti i shurdhër.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se përveç punëtorisë “Sentire / Ascoltare” që do të zhvillohet lidhur me teknikat e përjetimit të tingujve me anë të prekjes, vibrimeve por edhe metodave tjera kryesisht “spaciale”, do të interpretojë disa nga veprat e saj në oktofoni, për të eksploruar eksperienca të tjera të përjetimit “dëgjimit” të muzikës.

Ndryshe, Pergine Festival është themeluar në vitin 1976 si një nga ngjarjet e para kulturore në Trentino, me fokus në teatër dhe muzikë.

“Projekti është në kuadër të In Situ – European Platform for Artistic Creation in Public Space, pjesë e së cilës do të jem në këto 4 vitet e ardhme (2020-2024), si artiste e asociuar nga Teatri ODA”, ka shkruar Rudi në Facebook.

LEXO EDHE: Premiera botërore e “Four Pills at Night” në festivalin e Locarnos