Pandi Laço: I dashur mik, ti që m’urren !

pandi laço të të them shpirt i dashur mik

I dashur mik, ti që m’urren !
Ti që betohesh për besë e nder !
E s’ke nevojë t’hapësh fjalorin !
Të gjesh për mua, helm edhe vrer !

I dashur mik, që gjuhën qet !
E pjes’ më bën në tavolina !
Më bën të poshtër, mbase t’përdalë !
E s’më jep kohë të them dy fjalë !

I dashur mik, që s’më sheh dot !
Tek ec pa drojë n’tëndin qytet !
Sepse dhe fati se ka dash !
Me ty t’jem lind në maternitet !

I dashur mik, që më përbuz !
M’ul e më ngre si t’jem alien !
Nuk fluturoj, por notin e di !
Në det, lumë edhe liqen !

I dashur mik, që don me m’fy !
E pret nga unë të qaj me kujë !
E me ma pa ngjyrën e lotit !
Meqë jam rrit me tjetër ujë !

I dashur mik, që më sulmon !
E shumë t’paqena ngre në hava !
Me armë mesjete e sociale !
Po don dhe shpirtin me ma vra !

I dashur mik, që do me m’tall !
E s’ma kursen t’ëmblën shpoti !
Që m’bën të ndihem emigrant !
Ndonëse shqip unë, shqip edhe ti !

I dashur mik, që s’di mëshirën !
Ndonëse ti falesh n’kishë a xhami !
Vallë edhe zotin do ta anatemoje ?
Po t’kish ardh vizitë në shtëpi ?!

ObserverKult

lexo edhe:

Luran e Linditë, ju ishit kuptimi i gëzimit. I lumturisë. I të ardhmes…

xhabir ahmeti i dashur mik


Nga Xhabir Ahmeti

Biri ynë, Luran; bija jonë Linditë

U bënë katër vjet që mbetëm pa Ty, bir. Edhe pak edhe Linda e bën përvjetorin e largimit nga ne. U bëtë të dytë, vëlla e motër, pranë njëri-tjetrit në hapësirat e heshtjes.

Na latë neve që vazhdimisht, natë e ditë, orë e çast, ta përsërisim një fjali: a është e mundur që fatkeqësia të na përvëlojë në këtë mënyrë, e në këtë acar dhembjeje ta shikojmë kohën që ikën pamëshirshëm duke na i nxjerrë parasysh kujtimet me ditët e plot gëzim e krenari që na i falët Ju si fëmijë të mbarë që Ju patëm.

Lexo tekstin e plotë KETU

ObserverKult