Fatos Arapi: Si s’të desha pak më shumë…

tanja fatos arapi Unë e desha përtej vdekjes, Ashtu dashurova unë Edhe prap s’ia fal dot vetes: S’i s’e desha pak më shumë…

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
“Si s’të desha pak më tepër…”.

ObserverKult

Lexo edhe:


FATOS ARAPI: E PAËNDËRRTA IME…

Lexo edhe:

NGA ISMAIL KADARE TEK FATOS ARAPI, SI U SULMUAN SHKRIMTARËT DHE SI U INDOKTRINUA ARTI NGA KOMUNIZMI

ismail kadarenë shi desha

Afrim Krasniqi, Beqir Meta e Hasan Bello në katër vëllime të Institutit të Historisë shpalosin fakte e dokumente arkivore të panjohura për “Indoktrinimin komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit”. Nga Ismail Kadare tek Fatos Arapi, si u sulmuan shkrimtarët në mbledhjet e Lidhjes, dhe pse nuk hapen dokumentet e pas viteve ’85.

Kalendari diktonte datën 3 mars të vitit 1945. Në Tiranë, Ministria e Shtypit, Propagandës e Kulturës Popullore, vendos një qarkore të pazakontë, ku paralajmëron të mos ekspozohen fotografi të paautorizuara e që nuk i përshtateshin dekorit nacional…

Ndonëse kishte vetëm pak muaj që Lufta e Dytë kishte pushuar, për strukturat e Partisë së Punës në pushtet, nuk kishte kohë për të humbur. Indoktrinimi i ideologjive të saj, duhet të bëhej me çdo mjet dhe arti, kultura e imazhi si pjesë e tyre, impaktin e kishin të shpejtë. Ajo çka ndodh në 45 vitet e ardhshme është një histori kontrolli totalitar, ku artistë e shkrimtarë, jo vetëm që kanë hapësirë të kufizuar veprimi, por shpesh të përcaktuar kanë krahas qëndrimit edhe veprat, ose së paku natyrën e tyre.

Krasniqi shpjegon nëse është i moralshëm retushimi dhe ndalimi i veprave artistike që u realizuan në diktaturë

Pas rrëzimit të sistemit, thuajse asnjë prej figurave të kulturës, nuk pohon me zë lartë këtë shfrytëzim që iu bë krijimtarisë së tyre, apo në të tjera raste edhe bashkëpunimi të imponuar apo vullnetar. 

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult