Një fotografi të veçantë ka postuar së fundmi në llogarinë e tij Facebook, i pari i Qeverisë shqiptare, Edi Rama.
Bëhet fjalë për foton ku shihet Papa Françesku, i cili mban në duar një plis tradicional shqiptar me shqiponjën dykrenare, një fotografi mjaft domethënëse.
Kjo fotografi e ndarë në Facebook-un e Edi Ramës me përshkrimin “Photo of the day” është pëlqyer dhe komentuar mjaft shumë me komente pozitive.
Ndryshe, Papa Françesku ka vizituar Shqipërinë më 21 shtator të vitit 2014. Ati i Shenjtë zgjodhi Shqipërinë për të dhënë mesazhet e fuqishme të paqes, të tolerancës, të bashkëjetesës, si dhe për të ndarë emocionet e tij me popullin shqiptar.
ObserverKult
Lexo edhe:
VUANTE PREJ KOHËSH NGA NJË SËMUNDJE E RËNDË, NDAHET NGA JETA PIKTORJA E NJOHUR SHQIPTARE
urtulli.
Gazetarja Lorena Kodra bën me dije për BalkanWeb se piktorja vuante nga një sëmundje e rëndë ndërsa lajmin e hidhur e kanë ndarë familjarët e saj.
Rreth 3 muaj më parë Krisanthi Kocibelli Turtulli erdhi shumë afër publikut artëdashës korçar me një ekspozitë të veçantë si një kujtim nga familjarët me punimet e realizuara ndër vite nga 80-vjeçarja.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
PËRKTHYER NGA FAN NOLI, CHARLES BAUDELAIRE: ASAJ QË SHKOJ…
Poezi nga Charles Baudelaire
Rreth meje rruga ulërin dhe buçet.
E gjat’ e hollë, sterrë, kujë madhështore,
Një grua shkoj me një fustan të zi për dore,
Q’e kolovitte posht’ e lart me salltanet.
Si ëngjëll, si statuj’ e gjallë vetëtin.
Si i shastisur dhe i çakërdisur unë,
Nga syr’ i saj si qjell që mbrun furtunë
Thëthinja mjaltë që magjeps, dëfrim që grin.
Ia shkrepi dhe u-err. Moj flutur e farosur,
Që me vështrimin tënt më bëre flag’ e furrë,
S’të shoh më vallë veç në jetën e pasosur?
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult