“Paraja nuk është gjithçka në jetë”, djali i Bujar Lakos flet për këshillat e të atit

Bojken Lako ka folur, kohë më parë, për marrëdhënien me të atin, aktorin e ndjerë Bujar Lako. Bojkeni tregoi se nëpërmjet tij, si çdo fëmijë, nga prindi ka mësuar shumë.

Por nga të gjitha këshillat vlerësonte njërën më tepër: “Ai më ka thënë gjithmonë se leku nuk është gjithçka dhe unë me këtë parim kam ecur. Shumë njerëz, sidomos artistët dalin nga parimet e tyre, bëjnë kompromise për më shumë para.

Mua kjo këshillë më ka shërbyer në përgjithësi për jetën, por edhe profesionalisht”, tha ai. Fillimisht hezitoi të veçonte njërën prej këshillave duke thënë:

“Ka aq shumë, sa më duhet të zgjedh njërën e të mos pendohem pse nuk ju thashë tjetrën”.

Dhe sigurisht që të thëna nga i ati, Bojkeni është përpjekur “t’i vinte vëth në vesh”.

Aq më tepër të thëna nga një njeri dhe artist i madh si Bujar Lako!/vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

NISMA E BOJKEN LAKOS: NJË SHTËPI E RE ARTI PA PAGESË

Kantautori Bojken Lako, është i njohur për mbështetjen e artistëve të rinj.

Krahas energjisë krijuese dhe eksperiencës së tij artistike, ai ka menduar edhe për një hapësirë arti pa pagesë për çdo artist të ri. Duke e cilësuar si një punishte të mirëfilltë krijuese dhe promovuese.

“Kam vite që merrem me promovimin e të rinjve. Për momentin u bë një bashkim me mikun tim të vjetër, Klajd Krujën dhe ky është një emër që ka simbolikën e vet, nga një pjesë shumë pikante e mitologjisë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult