Paralajmëron psikologia e njohur: Mos i lini fëmijët ta shikojnë Big Brotherin

Psikologe Enertila Bekteshi, e ftuar, kohë më parë, në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTv foli për fenomenin Big Brother Vip dhe ndikimin që ka ky reality show në jetën tonë.

Bekteshi paralajmëroi prindërit që mos i ekspozojnë fëmijët ndaj një eksperimenti social siç është Big Brother Vip.

“Fëmijët janë më të prekurit nga ky reality show. Duhet të anashkalohet ndjekja e Big Brother nga fëmijët sepse nuk kuptohet drejt qëllimi i këtij emisioni.

Është një eksperiment social, i cili pavarësisht komenteve ka për qëllim një ndryshim, vënien në dukje te fenomeneve sociale.

Brenda janë personazhe me jetë dhe koncepte të ndryshme. Ky program është i papërshtatshëm për t’u ndjekur nga fëmijët.

Këto emisione nuk kanë koncepte të pajtueshme për jetën e tyre”, u shpreh psikologe Bekteshi.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

PËR INJORANTËT QË SHOHIN BIG BROTHER E DUAN NDALIMIN E FILMAVE SHQIPTARË: SANDËR PROSIN, KADRI ROSHIN, TIMO FLLOKON ME KË T’I ZËVENDËSOJMË?