Parashqevi Simaku & Engjëllushe Lazo: Pse papritur heshtim… (teksti dhe kënga)

E lindur në Kavajë, Parashqevi Simaku do të mbetet përgjithmonë ikonë e muzikës shqipe, e njohur jo vetëm për zërin e saj, por edhe për sharmin që e shfaq në skenë.

Falë talentit të saj, ajo qysh herët filloi të bashkëpunoj me kompozitorë të njohur shqiptarë, dhe merr pjesë në shumë festivale të këngës.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “Buzë detit jam rritur” të shkruar nga Gjokë Beci dhe të interpretuar nga Parashqevi Simaku dhe Engjëllushe Lazo:

Më thua shpesh
eja bashkë të shkojmë buzë detit
Kur shkojmë atje
pse papritur heshtim
Te ky det kemi ne fëmijërinë
si ky det duam ne çiltërsinë
si ky det.

Porsi det i valëzuar
zemra jonë është e trazuar
se gjithë bota hyn
brenda saj
Ne dy shoqe fëmijërie
rendim bashkë kaltërsive
Si ky det miqësia e jonë
le të jetë.

ObserverKult

———————————————

Lexo edhe:

PARASHQEVI SIMAKU, VAJZA NGA KAVAJA QË U BË E FAMSHME NË TËRË SHQIPTARINË…

Ndonëse është larguar prej shumë vitesh në SHBA, ajo vazhdon të identifikohet me këngët e saj, të cilat vazhdojnë të cilësohen hite ndonëse koha ka kaluar.

Por kush është Parashqevi Simaku? Si u bë e famshme në të gjithë Shqipërinë vajza nga Kavaja, në një kohë kur vendi jonë ishte nën regjimin komunist?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që flasin shumë për këngëtaren që lëvroi çdo zhanër në muzikë, nga ajo e lehta e deri tek popullorja. Parashqevi Simaku lindi në vitin 1966 në qytetin e Kavajës dhe më pas u shpërngul në Durrës.

Që në moshë të vogël, ajo u spikat nga kompozitorët më të njohur të momentit në a të kohë në Shqipëri. Parashqevia këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës.

Më 1985 zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë” në Festivalin e 24-të të Këngës në RTSH.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU