Më the të dua por nuk m’u besua,
Mos folën zogjtë apo pemët,
Mos ishte zhurma e erës.
Unë ty t’u luta,
Që mua të më thuash,
Të dua pranë, ty të dua.
Mos folën ujërat e pranverës,
Mos folën udhët plot,
Mos folën udhët plot njerëz.
Prapë unë ty t’u luta,
Që mua të më thuash,
Të dua pranë, ty të dua.
Prapë unë ty t’u luta,
Që mua të më thuash,
Të dua pranë, ty të dua.
Mos foli kush
N’atë, n’atë prush.
N’atë gusht e n’atë prush,
Nata mos foli,
Apo tjetër kush.
N’atë gusht e n’atë prush,
Nata mos foli,
Apo foli kush.
Mos foli hëna përmes degësh,
A gonxhet që do çelin,
Gonxhet që do të çelin nesër.
Prapë unë ty t’u luta,
Që mua të më thuash,
Të dua pranë, ty të dua.
Kokën lehtë e vure,
E vure ti tek mua,
Të dua pranë, ty të dua.
ObserverKult
——————–