“Parodistët e Vlorës”, promovohet libri për jetën e personaliteteve të artit

Libri i gazetarit publicist Ergys Alushi “Parodistët e Vlorës” ka mbledhur artistë nga gjithë Shqipëria, njerëz të kulturës, autoritete të pushtetit në Vlorë si dhe deputetë e politikanë.

“Parodistët e Vlorës përveçse janë artistë të mëdhenj, ata janë njerëz të mrekullueshëm, janë njerëz që rrallë do t’i përsëriten qytetit të Vlorës.”- tha Zyliha Miloti.

Deputetit demokrat Arbi Agalliu kishte zgjedhur të ishte pranë të afërmit të tij që nderohej, dhe jo në protestën e organizuar të shtunën nga opozita.

“Nuk ndodhem në protestë, por kjo nuk do të thotë asgjë, se më shumë opozitë se i kanë bërë këta të katërt çdo qeverie, nuk ka opozitë që e bën.”- shprehet Arbi Agalliu.

Autori i librit, Ergys Alushi është ndjerë i befasuar nga prezenca e madhe në këtë aktivitet.

“E ndieja si detyrim të brendshëm jo vetëm personal por edhe të shumë qytetarëve vlonjat. Kjo sepse ata janë emblemë e qytetit të Vlorës.”- thotë Ergys Alushi.

Për redaktoren e librit, të shkruash për ata që gazin dhe humorin e tyre e bënë gëzim të të gjithë shqiptarëve, është sa e lehtë, aq edhe e vështirë.

“Ishte shumë kënaqësi por ishte dhe sfidë. Sfidë sepse të duhet të redaktosh libër që flet për skena të gjalla”, tha Efrosina Papa.

Vajza e Muhamet Likos, i cili nuk jeton më, mes emocionesh shpreh krenarinë për mbiemrin që mban.

“Jam shumë krenare për të disatën herë, për babanë tim. Jam shumë e lumtur për të katërt, që më në fund arti u plotësua. Sepse përpos çka i kanë dhënë skenës, tashmë çdo gjë është e shkruar.”- tha ajo.

Po vetë parodistët si ndihen?

“Një emocion i jashtëzakonshëm, vërtet libri titullohet ‘Parodistët e Vlorës’, por libri është historia e 70 viteve të trupës profesioniste të qytetit të Vlorës. Aty janë të përfshirë të gjithë elementët e shfaqjeve ndër vite.”- nënvizon Afrim Agalliu.

“Unë përulem me shumë respekt përpara të gjithë publikut vlonjat dhe në tërë Shqipërinë. Kemi pasur me të vërtet shumë dashamirësi.”- thekson Agron Hamo.

Një promovim libri është kthyer kështu në një festë nderimi për Parodistët e Vlorës./euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

FOTOT E RRALLA: TË MOS HARROJMË HISTORINË E ANIJES “VLORA”

Një e përditshme e njohur zvicerane, ‘Neue Zuercher Zeitung’, pati vendosur kohë më parë t’i kushtojë një shkrim anijes “Vlora” .

Në përvjetorin e radhës të mbërritjes së saj nga Shqipëria në Itali.

Teksa në Shqipëri i harrojnë ndonjëherë ngjarjet e rëndësishme, gazetari Andreas Reich shkruan se pavarësisht urdhrit të rojes bregdetare italiane për të mos lejuar asnjë anije shqiptare në brigjet italiane anija ‘Vlora’, e shkatërruar dhe e tejmbushur, mbërriti në Itali më 8 gusht të vitit 1991 mendohet se në bord ishin 10 mijë shqiptarë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult