Bardhyl Martiniani ishte një ndër kameramanët më të njohur në kinematografinë shqiptare para viteve ‘90-të.
Operatori i shumë filmave të njohur të asaj periudhe, Martiniani, tashmë i ndjerë, ka rrëfyer kohë më parë për gazetën Panorama një ndër momentet kur aktorja e njohur Yllka Mujos u kërcënua seriozisht nga sistemi, pasi u spiunua nga shoferi i furgonit.
“Jo vetëm për aktorët, kishte raste kur toleronin edhe për individë të fushave të tjera. Sa u përket kineastëve mund t’ju përmend një rast që i ka ngjarë aktores Yllka Mujo”.
“E thirrën një herë në zyrat e famshme të asaj kohe. Kjo ndodhi sepse një shofer furgoni kishte dëgjuar një bisedë të sajën me një shoqe. Ato flisnin lirshëm ndërsa ishin duke udhëtuar.
Siç duket, çka kishte thënë s’u kishte pëlqyer fort besnikëve të partisë dhe e paralajmëruan ashpër. ‘Ne të bëjmë atë që s’e ke parë as në ëndrrat më të këqija.
Jo vetëm mishi, por edhe kockat të përfundojnë atje ku s’ta pret mendja’. Ajo ishte ishte vajzë e re në atë kohë, imagjinoni tmerrin në ato zyra”, tregoi operatori, tashmë i ndjerë, Martiniani.
———————
Lexo edhe:
NGA TË BËRTITURAT E VIKTOR GJIKËS TE ROLI I NËNËS NË MOSHËN 20-VJEÇE, YLLKA MUJO RRËFEN “SEKRETET” E FILMAVE
Edhe pse Yllka Mujo e “pagëzoi” rolin e saj të parë me lot, aktrimi do të bëhej një nga gëzimet më të mëdha në jetën e saj.
Në një intervistë dhënë për emisionin “Përballë” të autores Ornela Islami, i transmetuar në “Dixhitalb”, Yllka Mujo rrëfen momentet më të rëndësishme që kanë shënjuar rrugëtimin artistik.
Kontakti i parë me skenën për Yllka Mujo ka nisur që në moshën 8-vjeçare. Moment kur ajo thotë se u pranua nga Tonin Harapi si soliste dhe këngëtare në Pallatin e Pionierëve.
Ëndrra e saj për t’u bërë aktore u nxit dhe nga babai saj. Edhe ai në rininë e hershme kishte dashur edhe vetë që të bëhej aktor, por që nuk mundi.
Tekstin e plotë mund ta lexoni këtu.