Nga Mehmet Elezi
Nuk e zbulova unë këtë “detaj”. Nuk është i panjohur. Për të është shkruar në shtyp, në 2019. Për ta lexuar mjafton një kërkim i thjeshtë në internet.
Përmendorja e Partizanit të Panjohur në kryeqytet është vënë si simbol i luftës dhe i të rënëve për liri.
Kjo përmendore ka një basoreliev. Partizani në qendër të basorelievit mban fort flamurin në dorën e djathtë.
Po në dorën tjetër?
Me dorën tjetër bën shenjën e fitores. Jo me dy gishta. As me grusht. Shenjën e fitores e bën me tre gishta.
Me simbolin serb!
Ky basoreliev është vendosur në 1949. Një vit pasi kish mbaruar muajmjalti ndërmjet Tiranës zyrtare e Beogradit. Dhe prapëseprapë u vu.
Dhe prapë është aty. Në hijen e flamurit kombëtar.
Në prehër të tij mbështesin kurora pushtetarët, nëpër përvjetorë.
Është kjo historia e luftës partizane?!
*Titulli i origjinalit “Partizani i panjohur përshëndet me tre gishta!”
Lexo edhe:
MEHMET ELEZI: DIKUSH I PAFTUAR NË DITËLINDJE
ObserverKult