Pas 007, Daniel Craig do të jetë Makbethi në Broadway

Makbethi, “sfida” e re e aktorit të njohur Daniel Craig

Sapo të heqë kostumin e James Bond, Daniel Craig po përgatitet për një punë të re sfiduese në Broadway.

Ylli i pesë filmave në serinë 007 do të jetë Makbethi në një edicion të ri të tragjedisë së Shekspirit. Të prodhuar nga Barbara Broccoli, producentja historike e ekskluzivitetit të 007.

Drama e bazuar në ambicien dhe etjen për pushtet do të zgjasë për 15 javë në Lyceum Theater në pranverën e vitit 2022, transmeton ‘a2news.com’.

Regjisori i Makbethi do të jetë Sam Gold, ndërsa në krah të Craig do të jetë aktorja etiopiane-irlandeze Ruth Negga, e cila do të interpretojë Lady Macbeth.

Craig luajti për herë të fundit në Broadway në 2013 në “Betrayal” me gruan e tij Rachel Weisz.

007 i fundit nuk është i ri nga tekstet e Shekspirit. Pasi ka bërë një Othello së bashku me David Oyelowo dhe drejtuar nga vetë Gold.

—————————————————————————————–

LEXO EDHE: Daniel Craig zbulon arsyen pse nuk donte të luante James Bondin

Aktori i njohur, Daniel Craig së fundmi ka habitur fansat me deklaratën e tij.

Gjatë një interviste për ‘The Sun’ aktori së bashku me producentët Barbara Broccoli dhe Michael G Wilson zbuloi se fillimisht e kishte refuzuar rolin si James Bond.

”Kam luajtur në filma me skena aksioni. Ama ky film ishte vërtetë i vështirë. Nuk doja të merrja pjesë. Sepse nuk e dija se si mund të realizoja atë rol. Dhe të përballoja famën që vinte pas saj. Lexova skenarin dhe më pas thashë: ’Faleminderit, por jo’, u shpreh aktori, transmeton ‘lapsi.al’.

Mirëpo, producentët  arritën ta bindnin Craig pasi mendonin. Se vetëm ai mund ta realizonte më mirë rolin si agjenti 007.

Me këtë rol, Daniel ka bërë debutimin në vitin 2006 dhe së fundmi do të shfaqet në “No Time To Die”, që pritet të dalë në muajin tetor.