Platforma e famshme “Netflix” ka pranuar shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Kjo u bë pas 37 mijë nënshkrimive të peticionit, shkruan IndeksOnline.
Kështu bëri të ditur inicuesi i peticionit, Sovran Hoti.
Ai tha se Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre.
“Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë.
Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasojë e njëjta edhe për vendndodhjen e përdoruesve kosovarë.
Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme!”, shkroi ai.