Pas 37 mijë nënshkrimeve, Netflix pranon shtetësinë e Kosovës

Platforma e famshme “Netflix” ka pranuar shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Kjo u bë pas 37 mijë nënshkrimive të peticionit, shkruan IndeksOnline.

Kështu bëri të ditur inicuesi i peticionit, Sovran Hoti.

Ai tha se Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre.

“Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë.

Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasojë e njëjta edhe për vendndodhjen e përdoruesve kosovarë.

Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme!”, shkroi ai.

LEXO EDHE: Jeta e Georgina Rodriguez së shpejti në Netflix